Address
Rruga Reshit Petrela, Pallati 10 (siper BKT), Kati 3
Cel / Tel
069 561 09 56
Opening Hours
Monday - Friday 9:00-13:00 & 17:00-20:00 , Saturday: 09:00 – 13:00

Periodontiti – Semundja Parodontale (foto/video)

Periodontiti – Semundja Parodontale (foto/video)

August 15, 2017
Periodontiti – Semundja Parodontale (foto/video)

Semundja parodontale perfshin inflamacionin e kronicizimine tij ne indet periodontale; indet qe rrethojne dhembin, ku perfshihen gingivat, legamenti periodontal dhe kocka. Me evolucionin e periodontitit krijohet nje humbje e lidhjes se dhembeve me indet kockore, gje qe con ne formimin e xhepave gingivale, levizshmeri te dhembeve, hemorragji gingivale, absese, e deri ne humbjen e dhembeve. Kjo semundje vihet re kryesisht ne mosha adulte dhe te vjetra, por disa forma te saj mund te shfaqen edhe ne femijeri apo adoleshence.

Periodontiti prezantohet me formimin e xhepave gingivale, ku bakteret dhe ushqimi fillojne te akumulohen deri ne kalcifikim (pllaka bakteriale). Pamundesia per te pastruar me furce ne brendesi te ketyre xhepave con ne kronicizimin e perkeqsimin e patologjise.

Semundja periodontale eshte kryesisht e lidhur me prezencen e flores bakteriale qe normalisht eshte prezente ne gojen tone. Nese keto baktere mbahen nen kontroll nepermjet nje higjene korrekte orale, e ne prezence te nje funksionimi normal te sistemit imunitar, ata nuk kane aftesine te provokojne alteracione te shendetit te gojes. Prezenca e baktereve patogjene nuk perben te vetmin faktor qe con ne lindjen e semundjes periodontale. Ko – faktore te tjere si mbivendosje te dhembeve, disa struktura anatomike te dhembeve apo ko – faktore gjenerale si semundje sistemike, diabeti, pirja e duhanit apo perdorimi i disa ilaceve, cojne ne nje rritje te predispozites individuale ndaj kesaj semundje. Faktoret ereditare jane gjithashtu te lidhur me predispoziten ndaj periodontitit, sidomos ne rastete kur kjo semundje fillon e shfaqet qe ne moshe te re.

Fazat e semundjes periodontale:

 

1. Gingiviti 

Perben stadin e pare te kesaj semundje. Nis per shkak te mbledhjes se ushqimit e baktereve pergjate qafave e midis dhembeve, ku me pas procesi inflamator con ne irritimin e mishrave. Gingivat, te cilat normalisht jane roze e te shendetshme, nisin te fryhen, te skuqen e te kene tendence per tu gjakosur gjate larjes se dhembeve.

 

2. Periodontiti

Nese gingiviti nuk kurohet, kjo faze kalon ne stadin e dyte te periodontitit. Ne kte faze semundja nis te perfshije fibrat periodontale dhe indet kockore. Midis dhembeve dhe gingivave te tyre rrethuese nisin te formohen xhepa, te cilet krijojne zona ideale per mbledhje ushqimi e bakteresh. Gingivat fillojne te terhiqen si pasoje e nje reaksioni mbrojtjeje ndaj ketyre stimujve, zona bosh nisin te duken midis dhembeve dhe qafat e dhembeve fillojne te zbulohen.

 

3. Periodontit i avancuar (faza kronike)

Nese nuk eshte nderhyre tek periodontiti ne fazat fillestare, semundja nis te kronicizohet. Xhepat e formuar ne stadin e meparshem thellohen, indet kocokore dhe mishrat terhiqen me shume e dhembet fillojne te kene levizshmeri.

Per te parandaluar lindjen dhe evolucionin e semundjes periodontale sugjerohet qe cdo individ te beje nje pastrim gurzash profesional tek dentisti. Dentisti do te vendose sa shpesh keni nevoje per nje trajtim te tille. Per nje goje te shendetshme eshte i mjaftueshem nje pastrim rutine cdo 12 muaj, ndersa ne format e avancuara sugjerohen trajtime me te shpeshta. Eshte gjithmone me mire te parandalojme sesa te kurojme!

 

Open chat