Indirizzo
Rruga Reshit Petrela, Pallati 10 (siper BKT), Kati 3
Cel / Tel
069 561 09 56
Orario
Lunedi - Venerdì 9:00-13:00 & 17:00-20:00, Saturday: 09:00 – 13:00

TERAPITE TEK FEMIJET (foto/video)

TERAPITE TEK FEMIJET (foto/video)

September 5, 2017
TERAPITE	TEK FEMIJET (foto/video)

Rreth 75% e femijeve prezantojne kariese tek dhembet e qumeshtit qe para moshes 5 vjec. Kariesi nis per shkak te akumulimit te pllakave bakteriale mbi siperfaqen e dhembit. Tek femijet kariesi eshte nje problem qe paraqitet me shpesh, duke qene se nuk kane akoma aftesite e duhura per tu kujdesur ne menyre korrekte per higjenen e tyre orale e sepse smalti i dhembeve te qumeshtit eshte me i holle, e ne kete menyre me i ndjeshem ndaj stimujve te jashtem. Kjo eshte arsyeja pse, sapo dhembet e qumeshtit nisin te dalin, duhen mbajtur te shendetshem.

Vizita e pare tek dentisti

Ne sugjerojme qe takimi i pare me dentistin te behet qe kur bebi eshte rreth 1 vjec, moshe kur kane nisur te shfaqen dhembet e pare te qumeshtit. Kjo vizite eshte e rendesishme per te pare nese dhembet e pare jane shfaqur dhe po dalin ne menyre korrekte apo ka vonesa apo mungesa te disa dhembeve. Vizita e pare eshte gjithashtu e rendesishme per vete prindin, qe te mund te marre disa keshilla nga mjeku per kujdesin e gojes se femijes.

Pse duhen ruajtur dhembet e qumeshtit

Dhembet e perhershem nisin te dalin rreth moshes 6 vjec. Keto dhembe nisin te zhvillohen nen dhembet e qumeshtit dhe dalin duke ndjekur pozicionin e dhembit guide siper tyre. Pra dhembet e qumeshtit i ‘mbajne vendin’ dhembeve permanente deri sa keto te jene gati per te
dale. Kur nje dhemb qumeshti i semure nuk kurohet dhe hiqet, dhembet prane tij nisin te afrohen per pasoje te forcave te kafshimit, duke mbushur hapsiren e dhembit qe mungon. Ne kete menyre humbet ekuilibri i pozicioneve primare te dhembeve te qumeshtit, qe do te coje ne nje dalje te gabuar e te shtrember te dhembeve te perhershem, te cileve i mungon guida e erupsionit. Prinderit disa here neglizhojne rendesine e dhembeve te qumeshtit duke u bazuar tek ideja se ato do te nderrohen se shpejti, por ky rezulton nje mendim tejet i gabuar; duke kursyer mbushjen e dhembeve te qumeshtit do te paguani me shtrenjte vendosjen e telave qe do ti nevojiten femijes tuaj me vone.

Si dhe pse mbrohen dhembet e pare te perhershem

Gjashtat permanente jane dhembet e pare te perhershem qe dalin. Ato nisin te shfaqen rreth moshes 6 vjec dhe nuk do te nderrohen me! Ne kete moshe femijet shpesh nuk kane akoma aftesine per tu kujdesur ne menyre korrekte per higjenen e tyre orale, ndaj nje ndihme e jashtme eshte e domosdoshme per te mbrojtur dhembet e perhershem. Menyra me e mire per te parandaluar mbushjet e mevoshme eshte sixhilimi profilaktik.

Cfare eshte sixhilimi

Sixhilimi eshte nje proces qe perfshin lemimin dhe vendosjen e nje materiali ne fisurat e siperfaqeve te dhemballeve. Keto fisura jane disa kanalikula qe karakterizojne siperfaqen kafshuese te dhemballeve. Per shkak te anatomise se tyre, fisurat perbejne zona ideale ku ushqimi mund te mblidhet. Nese dhembet nuk lahen me kujdes, akumulimi i ushqimit, sebashku me bakteret qe i bashkangjiten, nis te formoje kariese te dhembeve. Duke lemuar keto zona e duke i mbushur ato me nje shtrese mbrojtese, eliminohen zonat ku ushqimi mund te mblidhet.

Raporti me dentistin

Shpesh ne kulturen tone vihet re akoma fobia e femijeve ndaj figures se mjekut. Femija duhet te mesohet qe i vogel me idene se mjeku eshte per te nje shok i mire qe e sheron, i heq dhimbjen dhe te cilin mund ta takoje me deshire. Fobia ndaj mjekut shpesh eshte e lidhur me imazhin qe vete prinderit i japin femijes per te. Cdo femije, pa perjashtim, do te duhet te shkoje tek dentisti heret a vone, ndaj frazat ‘po nuk ndenje urte do te te coj tek dentisti te te beje gjilpere’ nuk na ndihmojne as ne e as ju. Ne klinike femijet jane pacientet tane me delikate, ndaj mundohemi te krijojme per ta nje ambient sa me miqesor e te qeshur, ku femija ndihet i sigurt e vjen pa frike, dhe takimin me dentistin mundohemi ta bejme te duket si nje loje argetuese, ne fund te se ciles fitohen edhe dhurata te vogla.

Sekuenca e daljes se dhembeve permanente

Open chat