Adresa
Rruga Reshit Petrela, Pallati 10 (siper BKT), Kati 3
Cel / Tel
069 561 09 56
Orari
E Hënë - E Premte 9:00-13:00 & 17:00-20:00, Shtune: 9:00-13:00

Historia e Stomatologjise

Historia e Stomatologjise

18 Mars, 2017
Historia e Stomatologjise

Historia e stomatologjisë është gati po aq e lashtë sa vetë historia e njerëzimit dhe civilizimit, me evidencat e para që datojnë rreth viteve 7.000 p.e.s. Prishja e dhëmbëve ishte e rrallë në shoqeritë e periudhës së para zhvillimit agronomik; me rritjen e agronomisë, rreth 10.000 vite më parë, nisi të vihej re edhe një rritje e incidencës së kariesit. Referti më i vjeter stomatologjik i njohur më sot është një dhëmb i infektuar e pjesërisht i trajtuar, gjetur në Itali rreth 14.000 vite më parë.

Më poshtë do të gjeni rradhitur disa kuriozitete që janë dhe eventet më të rëndësishme historike që kanë karakterizuar dhe ndikuar profesionin tonë.

  • 5000 p.e.s: Një tekst sumer përshkruan ‘krimbat’ e dhëmbëve si shkakun e prishjes së dhembeve.
  • 2600 p.e.s: Vdes Hesy-Re, mjeku i faraonit të atëhershëm, i njohur edhe si dentisti i parë në histori. Mbishkrimi në varrin e tij përfshin titullin ‘më i madhi i atyre që merren me dhëmbët’.
  • 500 – 300 p.e.s: Aristoteli dhe Hipokrati përshkruajnë në tekstet e tyre sëmundje të gojës dhe metodat për ti kuruar ato.
  • 161 – 201 p.e.s: Etruskët përdorin urat dhe këllëfet e parë prej ari.
  • 700: Në Kinë realizohet mbushja e parë prej amalgami.
  • 1723: Pierre Fauchard, i njohur si babai i stomatologjisë moderne, publikon librin e parë të fokusuar krejtësisht mbi anatominë e gojës, sëmundjet e saj dhe trajtimet e tyre.
  • 1789: Nicolas Dubois de Chemant krijon këllëfin e parë prej porcelani.
  • 1790: John Greenwood shpik poltronin e parë me pedal për dentistët, frymëzuar nga makina e qepjes së mamasë së tij.
  • 1839: Themelohet ‘’American Journal of Dental Science’’, revista e parë stomatologjike.
  • 1840: Horace Hayden dhe Chapin Harris themelojnë shkollën e parë dentare. Lind kështu diploma në Stomatologji dhe Proteza Dentare.
  • 1846: William Morton bën demonstrimin e parë të përdorimit të eterit në kirugji.
  • 1855: Robert Arthur fut në treg fletët e arit, të cilat nën nxehtesi mund të shkriheshin e të përdoreshin kështu për mbushjen e kaviteteve.
  • 1859: 26 dentistë takohen në New York, ku themelojnë ‘’ American Dental Association’’ (ADA)
  • 1864: Sanford C. Barnum shpik digën e gomës, e cila përdoret për të izoluar dhëmbin gjatë punës mbi të.
  • 1866: Lucy Beaman Hobbs është femra e parë që diplomohet në degën e stomatologjisë.
  • 1880: Fillojnë të komercializohen pastat e para të dhëmbëve në tubeta. Më parë pastat krijoheshin nga vetë dentistët në klinikë dhe jepeshin në kuti qeramike ose metali.
  • 1887: Hapet në Boston laboratori i parë dentar.
  • 1890: Willoughby Miller qartëson bazat mikrobiologjike të formimit të kariesit.
  • 1895: Wilhelm Roentgen zbulon radiografinë. Më 1896 një dentist nga New Orleans bën radiografinë e parë dentare mbi një pacient të gjallë.
  • 1900: Edward Hartley Angle themelon shkollën e parë te ortodoncisë ne St. Louis.
  • 1905: Alfred Einhorn, një kimist gjerman, formulon Procainen, anestetikun e parë lokal.
  • 1937: Alvin Strock vendos implantin e parë dental, një vidë të quajtur Vitallium.
  • 1938: Del në treg furça e parë me fije sintetike.
  • 1945: Nis era e fluorizimit të ujrave publike.
  • 1957: Lind turbina e parë me xhiro të shpejta, duke revolucionuar tërësisht praktikën stomatologjike.
  • 1960: Lind furca e parë elektronike.
  • 1962: Rafael Bowen formulon molekulën e Bis – GMA, bazën e materialeve kompoziteve që përdorim sot në mbushje.
  • 1980: Per-Ingvar Branemark përshkruan teknikat për osteointegrimin e vidave implantare.

Më parë trajtimi i dhëmbëve përfaqësonte një proces të vështirë, të dhimbshëm dhe që merrej vetëm me situata urgjence. Sot, falë zhvillimit të njohurive, teknologjisë dhe materialeve, stomatologjia përfaqeson një dege që tenton të parandalojë, më shumë se të shërojë.

Në të kaluarën mungesa e kujdesit ndaj dhëmbëve ishte krejtësisht e justifikueshme, sot jo më! Për kontroll tek dentisti çdo 6 muaj!

Open chat