Adresa
Rruga Reshit Petrela, Pallati 10 (siper BKT), Kati 3
Cel / Tel
069 561 09 56
Orari
E Hënë - E Premte 9:00-13:00 & 17:00-20:00, Shtune: 9:00-13:00

Profilaksi dhe Terapi Parodontale

Profilaksi dhe Terapi Parodontale

Një higjenë e mirë orale ndihmon në parandalimin e kariesit, të formimit te cipave e gurzave dhe të shfaqjes apo evolucionit të sëmundjeve parodontale. Pastrimi profesional i gurzave është një procedurë që fokalizohet mbi eliminimin e gurzave, të cilat mund te formohen edhe në pacientë që kanë kujdes të vecantë për higjenën orale, sidomos në ato zona që arrihen me vështirësi nga furça gjatë pastrimit të dhëmbëve.

Parodontoza është një sëmundje e gojës që mund të shfaqet në shumë forma, por ajo është përgjithësisht rezultat i akumulimit të gurzave mbi dhëmbët dhe indet e tyre rrethuese. E patrajtuar, kjo sëmundje çon gradualisht në humbjën e suportit kockor dhe gingival, e vazhdon të jetë, deri sot, shkaku kryesor i
humbjes së dhëmbëvë tek të rriturit. Terapia parodontale ka qëllim të parandalojë lindjen e kësaj sëmundje, ta stabilizojë e të ndihmojë në uljen e efekteve të saj.

Open chat