Rehabilitime Protetike
Rehabilitimi protetik përqëndrohet tek restaurimi ose përmirësimi i kafshimit, estetikës dhe të folurës, përmes vendosjes së kurorave, urave ose protezave, duke modifikuar kështu difekte orale, si për shembull mungesa e një, disa apo te gjithë dhëmbëve.
Shërbimet tona:
- Kurora teke mbi dhëmbë shumë të dëmtuar, të thyer ose me kanale të mbushur, të cilët, për këto
shkaqe, rezultojnë më delikatë - Kurora mbi dhëmbë tejet të dëmtuar, të cilët kanë nevojë për rikonstruksion të kultit mbështetës
nëpërmjet një shtifti të derdhur - Urë e cementuar, e palëvizshme, për të zevendësuar dhëmbë që mungojnë
- Urë e cementuar, e palëvizshme, mbi impiante
- Protezë totale mbi impiante
- Protezë parciale e lëvizshme
- Protezë totale e lëvizshme
Materialet me të cilat laboratori ynë ndërton kurorat dhe urat mund të jënë të ndryshëm, në varësi të
situatës dhe mundësisë ekonomike:
- Metal – porcelan
- Zirkon – porcelan
- Full porcelan, metal free
- Aliazh ari – porcelan
Në rastin e vendosjes së impianteve, klinika jonë i lëshon çdo pacienti një kartelë personale ku përshkruhet puna e bërë. Kjo kartelë shërben, njëkohësisht, si çertifikatë mbi llojin dhe cilësinë e impianteve të përdorura.