Stomatologji Estetike
Stomatologjia estetike ka si qëllim të krijojë një ndryshim pozitiv për dhëmbët dhe buzëqeshjen. Një buzëqeshje më e bukur mund të ketë rezultate dramatike në tërësine e pamjes së një individi; qoftë edhe një detaj i vogël mund të rrisë besimin e sigurinë në vetvete, përvec se të bëjë dikë të buzëqeshë më shumë. Procedurat stomatologjike me qëllim estetik përfshijnë trajtime nga më të ndryshmet, nga një ndryshim i thjeshtë i ngjyrës së dhëmbëve e deri tek zëvëndësimi i elementeve që mungojnë.
Shërbimet tona:
- Mbyllja e diastemave (hapësirave midis dhëmbëve)
- Rikonstruksioni i nje dhëmbi të dëmtuar ose të thyer
- Modifikimi i formave të dhëmbëve nëpërmjet përdorimit të fasetave direkte me kompozit ose
fasetave indirekte prej porcelani - Zbardhim dhëmbësh
- Zbardhim i një dhëmbi të errësuar për shkak të heqjes së nervit
- Plastikë gingivale