Stomatologji Pediatrike
Në klinikën tonë impenjohemi fort për të promovuar shëndetin oral tek fëmijët, e për të qënë njëkohësisht një burim edukativ për prindërit. Fëmijët janë pacientët tanë më delikatë, për këtë arsye mundohemi ti bëjmë ata të ndihen të sigurt e në një ambjent shoqëror, duke luftuar çdo ditë kundër legjendës së mjekut të ‘frikshëm’.
Shërbimet tona:
- Profilaksi
- Edukim mbi mirëmbajtjen e higjenës së gojës
- Trajtimi i dhëmbëve të qumështit
- Sixhilime të dhëmbëve të parë të përhershëm, me qëllim mbrojtës
- Trajtim kanalar i dhëmbëve të përhershëm te pazhvilluar plotësisht
- Trajtim i dëmtimeve traumatike
Akademia Amerikane e Stomatologjisë pediatrike (AAPD) sugjeron që vizita e parë të bëhet 6 muaj pas shfaqjes së dhëmbit të parë të qumështit. Kjo sepse kontrollet e herëshme ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të gojës dhe modifikimin e hershëm të zakoneve të gabuara (si për shembull thithja e gishtit).