Adresa
Rruga Reshit Petrela, Pallati 10 (siper BKT), Kati 3
Cel / Tel
069 561 09 56
Orari
E Hënë - E Premte 9:00-13:00 & 17:00-20:00, Shtune: 9:00-13:00

Zbardhim Dhëmbësh

Zbardhim Dhëmbësh

Zbardhimi i dhëmbëve ka si qëllim restaurimin e ngjyrës natyrale të dhëmbëve të errësuar për shkaqe të jashtme, si përdorimi i duhanit etj, ose arritjen e një bardhësie përtej ngjyrës tuaj natyrale. Në klinikën tonë përdoret teknika e zbardhimit e aktivizuar me dritë LED, e njohur ndryshe si zbardhimi me lazer. Kjo teknikë, kombinuar me materiale zbardhimi të cilësisë së parë, jep një rezultat të përshpejtuar e që zgjat në kohë, duke ulur kohën e trajtimit dhe risqet për formimin e nën-produkteve, që mund të jenë të dëmshme për dhëmbët.

Zbardhimi endokanalar (i brendshëm) është një teknike që përdorim për zbardhimin e dhëmbëve që kanë pësuar një errësim të ngjyrës për shkak të heqjes së nervit.

Open chat